AKTUALITET, 11 Janar 2025, 20:10

Negociatat PS-PD, zbardhet misteri: Diskutimi për ndryshim afatesh për votën e diasporës

Negociatat PS-PD, zbardhet misteri: Diskutimi për ndryshim afatesh për

Ndërsa parlamenti është ende në periudhë pushimi, këto ditë të para janari PS dhe PD kanë lëvizur gurët për të favorizuar atë që do të përbëjë testin e këtyre zgjedhjeve, realizimin me sukses të votës së diasporës.

“Di që janë në negociata.”

Përfaqësuesit e dy partitë më të mëdha politike, ato që miratuan korrikun e shkuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, janë në negociata për të ndërhyrë sërish në ligj, për disa afate që KQZ-ja i ka parë me shqetësim dhe prekin votën e diasporës.

“Kemi shpallur publikisht se kërkesat e arsyeshme që shkojnë në favor të transparencës dhe mundësisë së votës së diasporës do miratohen nga ne, qoftë edhe në rast se do duhen ndryshime të tjera ligjore. Ne e kemi shprehur në cilin stad se janë këto ditë dhe po negociojnë.”

Afatet që duhen ndryshuar kanë të bëjnë regjistirmin e forcave politike, koalicioneve e kandidatëve, me disa javë, për ti lënë më shumë kohë postës që të kryejnë procesin e cuarjes së fletëve të votimit, tek emigrantët që do të duan të hedhin votën në parlamentaret e 11 majit.

“Ne i kemi dhënë përparësi absolute votës së diasporës.”

Këto ndryshime pritet të miratohen sapo Parlamenti të hap dyret për këtë sesion pas një dakordësie që duket tashmë e arritë mes palëve politike.

Por Berisha pavarsisht prioritetit për votën e diasporës, ende nuk i ka qarta planet për të nisur takime me diasporën shqiptare.

“Nuk kam përcaktuar as axhdën e as vendin e parë që do të shkoj. ne në tërësi e bazojmë në shumësi takimesh.