AKTUALITET, 11 Shkurt 2024, 16:59

'Në zgjedhjet e ardhshme do të marrim fitoren më shembullore', Rama optimist pas mbledhjes së Asamblesë së PS-së

'Në zgjedhjet e ardhshme do të marrim fitoren më

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar një mbledhje shumë të mirë atë të Asamblesë Kombëtare të PS, e cila u mbajt sot në Tiranë me dyer të mbyllura.

Kreu i qeverisë u shpreh se ka pasur kritika dhe vetëkritika nga anëtarët, pasi sipas tij pakënaqësia është një element i rëndësishëm që e bën PS të ecë përpara.

“Kam pakënaqësi për çdo gjë që bëj vetë, për çdo gjë që bën partia, sepse pakënaqësia më ka çuar dhe më çon përpara. Ndryshe nuk do kishim çfarë t’i jepnim këtij vendi”, tha ai.

“Ne kemi bërë një mbledhje të gjatë me diskutime të shumta, ka qenë një mbledhje pune, dhe në mbledhje të tilla ka ballafaqime me fakte dhe opinione të mbledhura në një proces shumë kapilar që ne kemi nisur.

Ka shqetësime që vijnë nga organizata të ndryshme të partisë, nga zgjedhës që kanë votuar ose jo PS. Nëse mund të flasim për kritika, ka pasur një qasje vetëkritike nga të gjithë së bashku, duke nisur nga unë.

Mos i besoni shumë mënyrës sesi rrjedhin gjërat, sepse duhen verifikuar në burimet… Jemi të kënaqur nga kjo mbledhje. Në zgjedhjet e ardhme duam të marrin rezultatin shembullor”, u shpreh Rama para gazetarëve, pas mbylljes së punimeve të Asamblesë.