AKTUALITET, 15 Qershor 2026, 21:27

"Në takimin e Arubës, njëri me inicialet E.R, por nuk është Rama"/Hoxha: Takova Artur Shehun në Miami dhe më foli për takimin e Arubës

"Në takimin e Arubës, njëri me inicialet E.R, por nuk

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për hetimet e fundit të SPAK ku ranë në pranga persona të lidhur me trafikun e narkotikëve, pastrimin e parave dhe tjetërsimin e pronave në Shqipëri. 

Hoxha shpjegoi takimin e famshëm të Arubës që është përgjuar. 

"Vëllezërit Osmani, janë me origjinë nga Kosova, kanë pasaporta të Republikës Gjermane. Janë të njohur për autoritetet e disa vendeve europiane.

Ky si hetim ka një zanafillë shumë interesante. Ka regjistuar procedimin në 2021, nuk di që SPAK të ketë harxhuar pesë vite kohë, por me sa duket stili që përdor SPAK, vjen dosje, gjen procedime të vjetra. Po të kishte hetuar që në 2021, do të ishte bërë nami. Në brendinë e dosjes, në një moment SPAK thotë këta kanë trafikuar lëndë narkotike, 26-30 mijë euro kg. Ky çmim është në 2020-2021. Sot çmimi është 16 mijë euro, apo 17 mijë euro. Pra hetimi është në kohën e SKY ECC.

Kemi rastin e Orest Sotës, që është vendosur nën hetim për trafikun e narkotikëve. Ai vjen nga familja biznesmenësh me të ardhura të mëdha, por në dosje këto të dhëna janë kapur nga SKY ECC. 

Hetimi bazë, është pikërisht hetimi ndaj vëllezërve Osmani. Hetimi ka nisur mbi këta. Ky hetim, mos gaboj emri i operacionit “Shqiponjat e zeza”. Është i njëjti prokuror që ka hetuar Toyota Yaris. 

Kur është zhvilluar operacioni në shkurt 2021, ka qenë në 7 vende të BE. Njëri nga vëllezërit Osmani është ndaluar në Kroaci. Pjesa tjetër në Mallorca. Si prokuror, është prokurori belg. Prandaj takimi në Aruba, ka foto, ka të dhëna, kanë qenë në përgjim.

Kam takuar dy nga personat në takim, njëri prej tyre Artur Shehu. E kam takuar vitin e kaluar në Miami në SHBA, kam patur njohje që kur ishte në Vlorë.

U tha që në Aruba është një me inciiale E.Rama, që përputhej me inicialet e Edi Ramës, por në fakt është nipi i Fatmir Ramës, i njohur si Miri i Xhikes. Prokuroria belge nuk ka zbardhur emrin, por vetëm inicialet. Këtë shpjegim Artur Shehu ma ka bërë.

Zoti Shehu, ka thënë ishim në takim për arsye biznesi. Vëllezërit Osmani kanë qenë të interesuar për një biznes në Vlorë, për të ndërtuar një hotel.

Takimi dhe këmbëngulja ishte a ka qenë kryeministri atje, ministra, njeri i afërt i kryeministri.

Ai thotë se takimi ka qenë për biznes dhe takim miqësor, janë personazhe që frekuentojnë edhe vëllezërit Osmani. Po përgjoheshin Osmanët dhe aty janë zbuluar.

Ajo që ka bërë SPAK, verifikim të pasurive, llogarive bankare, bashkimin e dosjesve, të hetimeve.

I ka grupuar në një çështje. Ka bërë ndërlidhjen, ka vendosur dy grupe.

Artur Koçeku dhe Alfredo Hamzaj, këtu nis dhe pastaj bashkohen të tjerët", deklaroi Hoxha.