TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Avokatja Aurora Marku, duke folur në emisionin “Dita Jonë” theksoi se ka një rritje të numrit të divorceve në Shqipëri vitet e fundit, sidomos pas pandemisë.
Sipas saj tradhtia në vendin tonë është kthyer në trend dhe është një nga arsyet e divorceve, përveç pjesës ekonomike, që ka ekzistuar gjithmonë.
“Kemi numër në rritje të divorceve. Sidomos këto vitet e fundit dhe pas pandemive, numri i divorceve është rritur shumë. Përveç pjesës së ekonomisë që ka ekzistuar gjithmonë, kohët e fundit në Shqipëri tradhtia është bërë trend. Kush tradhton më shumë s’di ta them.
Duke qenë se më shumë divorcin e kërkojnë gratë, dalim në konkluzionin që më shumë tradhtojnë burrat, por edhe ata burra me gra tradhtojnë, kështu që është reciproke ajo pjesa në shumicën e rasteve, sidomos në institucione. Kam raste që për një drejtor janë ndarë dy familje.
Drejtori vazhdon të jetë me familjen e vet shumë i lumtur, por dy divorce janë shkaktuar prej tij. Në momentin që njëri nga partnerët ka ekonomi të mire, partneri tjetër zgjedh të heshtë dhe automatikisht pranohet kjo tradhtia”, u shpreh Marku.