AKTUALITET, 4 Shkurt 2023, 19:21

Në radhë për disa orë, rikthehet normaliteti në pikat kufitare me Maqedoninë e Veriut

Në radhë për disa orë, rikthehet normaliteti në pikat

Pas disa orësh bllokimi në pikat kufitare është rikthyer normaliteti në Qafë Thanë, si dhe në dy pikat e tjera kufitare që lidhin Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut, atë të Tushemishtit dhe Gorricës.

Pala maqedonase ka filluar të punojë me sistemin kompjuterik pasditen e sotme. Kjo ka bërë të mundur kalimin normal të shtetasve shqiptarë dhe të huaj në të dy anët e kufirit.

Më herët, shtetasit shqiptarë kanë qenë të detyruar të presin për orë të tëra. Kjo pasi pala maqedonase nga ora 06:30 minuta e ditës së sotme ka pasur probleme me sistemin kompjuterik.

Regjistrimi i shtetasve në të dy anët e kufirit në pikën kufitare të vendit fqinj, është bërë në mënyrë manuale. Sakaq, momentalisht, nuk ka radhë në këtë pikë kufitare.