TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për hetimet që po zhvillon SPAK për tokat në Zvërnec.
Lala tha se në qendër të hetimit është Artur Shehu dhe se ka dyshime për tjetërsim të pronave.
"Hetimi ka nisur një vit e gjysmë më parë, diku në vitin 2025, kur hetuesit kanë arritur të zbulojnë transaksione të dyshimta për shitblerjen e tokave në Zvërnec. Këto kanë vijuar në muajt e parë të 2026. Në qendër të hetimit është Artur Shehu, shtetas shqiptar që u përplas ashpër me Zani Çaushin. Ai ka patur disa të vrarë në familje. Është larguar në SHBA. Dyshohet të jetë një ndër personazhet më të rëndësishëm të narko trafikut edhe pse nuk ka dënim.
Kjo histori ka nisur me falsifikimin e një dokumenti të nxjerrë nga arkivi të vitit '30. Është njohur familja Shehu si pronare, që sipas hetimit nuk i takon. Artur Shehu e kryen skemën e dyshuar të tjetërsimit me ndihmën e ish avokatit të familjes dhe personave të besuar. Në finale, Artur Shehu e ka marrë pronën me vendim të Gjykatës së Apelit të Tiranës, por ky është rrëzuar nga Gjykata e Lartë.
Aty tani është bërë përplasje interesash, pasi pretendojnë disa familje të tjerë, që e zotërojnë ata pronën.
Kur është regjistruar kjo pronë dhe disa prona në zonën e jugut, janë larguar të paktën tetë drejtorë të Kadastrës njëri pas tjetrit. Kadastra doli jashtë funksioni.
Këtë duhet të na thotë hetimit. A mund të hetohet Artur Shehu pa patur nën hetim edhe zyrtarët e kadastrës? Mendoj se ky hetim ka në qendër Artur Shehun, personazh kontrovers që e pranoi se ka qenë edhe në Aruba.
SPAK donte të parandalonte tjetërsimin e pronës, është bërë ngrirja, në datën 30 ka ndodhur incidenti dhe në 31 Gjyakta e Posaçme ka vendosur kontrollin e disa zyrave avokatie dhe kontroll te avokati, familjarët, te Redi Struga, te noterja. Është një çështje që duket sikur është e lokalizuar por nëse hetohet do të dalin personazhe shumë të rëndësishëm, në biznes, drejtësi, institucione, etj", deklaroi Lala.