TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sheshi para Ambasadës shqiptare në Washington DC ka marrë ngjyrë rozë ditën e sotme, teksa dhjetëra shqiptarë janë mbledhur për të protestuar për mbrojtjen e Zvërnecit.

Me parulla të guximshme në duar, ata kanë kërkuar anulimin e projektit dhe mbrojtjen e natyrës. “Ne jemi revolucioni i flamengove”, shkruhej në një pankartë, “Zëri i Diasporës” një tjetër, apo “Babi, më bli një ishull”.
"Shqipëria e shqiptarëve, jo e pushtetarëve", ka qenë një tjetër thirrje e tyre, teksa kanë ndarë shqetësimet e shumta që qytetarët shqiptarë kanë brenda vendit.

Protestuesit mbanin flamingo në duar, teksa paqësisht janë solidarizuar me protestën në Vlorë, Tiranë dhe në disa qytete të tjera.
