AKTUALITET, 17 Shkurt 2025, 10:31

Në derë të SPAK, Berisha flet për arrestimin e Veliajt: Shqiptarëve po u serviret një mashtrim i madh! Po bëhet gjithçka për ta katandisur çështjen te të brendshmet dhe të jashtmet e Ajolës

Në derë të SPAK, Berisha flet për arrestimin e Veliajt:

Kreu demokrat Sali Berisha ka komentuar çështjen e Erion Veliajt, duke thënë se “po bëhet gjithçka nga propaganda qeveritare për ta kandisur te të brendshmet dhe jashtmet të Jolkës.”

Berisha: Por unë sot do të dënoj me forcën më të madhe aktin puçist, banditesk të narkoqeverisë dhe narkobashkisë Rama, të cilët morën peng për orë të tëra gjykatës dhe prokurorë të çështjes Veliaj.

Rikthyen në Tiranë skenat e viteve ’80, kur Eskobari sulmoi gjykatën dhe aty pati viktima të tëra.

Pas 40 e sa vitesh, Ediskobari kreu të njëjtin akt ndaj gjykatës dhe prokurorisë.

Në historinë e botës ka pra vetëm dy raste, ka rastin Eskobar dhe rastin Ediskobar.

Në historinë e botës ka me qindra raste protestash opozitare apo grupe interesi para gjykatave dhe prokurorive në çdo kryeqytet të botës.

Por protestë shtetërore, protestë e organeve shtetërore, ajo përbën një grusht shteti brenda shtetit.

Dhe e garantoj Edi Ramën dhe Erion Veliajn se ky krim antikushtetues do u regjistrohet atyre dhe do ndëshkohen në mënyrë shembullore që kujt të mos i shkojë mendja në pushtet të sulmojë pushtetin tjetër.

Bashkë me Veliajn vodhën paratë e taksapaguesve amerikanë dhe europianë

Miqtë e mi, unë e kuptoj se çështja kryesore sot është çështja e Lali Vjedhësit apo Erion Faqeziut.

Po bëhet gjithçka nga propaganda qeveritare për ta katandisur çështjen tek të brendshmet dhe të jashtmet e Jolkës.

Kjo është një mashtrim i madh që u serviret shqiptarëve.

Unë u them dhe njëherë këtu se gardëroba e Ajolës, e barabartë me të Lajla Asadit…

Lajla Asadi kur zbriti nga avioni, dogana e Moskës i numëroi të gjithë garderobën dhe nxori 1 milion garderobë që ajo kishte marrë me vete.

Pra, 1 milion gardëroba e Ajolës është e ndërtuar e tëra me vjedhjen e tmerrshme të taksave të qytetarëve të Tiranës.

Erion Veliaj, çfarë do të fshehë propaganda e qeverisë?

Propaganda e qeverisë do të fshehë dhjetëra kompani të krijuara nga familjarët e Ajolës dhe Erionit.

Ai vëllai i tij si u zhduk? U bë i penduar? A e keni parë se nuk përmendet më vëllai i Erion Veliajt?

Ku është zhdukur ai? Po të jetë bërë i penduar ai, është punë tjetër, nuk ndërhyj.

Pra me dhjetëra kompani, BYLI, Eventi, Muza, Shizi, çfarë emrash që nuk mund t’i imagjinoni, që të gjitha vinin, merrnin paratë për Ajolën dhe Erionin në Bashkinë e Tiranës, në drejtorinë e qeverisë, në Ministrinë e Kulturës.

Pa lëre, kanë vjedhur paratë e taksapaguesve të SHBA dhe BE.

Tani unë i them Edi Ramës jep dorëheqjen për të gjitha paratë që u keni vjedhur.

Paratë e taksapaguesve amerikanë që keni vjedhur ju nuk do i paguajnë taksapaguesit shqiptarë, por do i paguani ju me pasuritë e vjedhura.

Prandaj të ktheni urgjent paratë se atje po bëhet një audit dhe ju dilni më të nxirë, vendi më i lakmuar për vjedhje përmes Sorosit dhe USAID është Shqipëria, Edi Rama, Erion Veliaj dhe klani i tyre.

Kështu që Edi Rama ktheji mbrapsht paratë e vjedhura USAID-it dhe BE.

Ju nuk e dini që këto që ju keni dëgjuar janë vetëm maja e ajsbergut me ato që kanë vjedhur me paratë e taksapaguesve europianë.

Dhe në mënyrë absolute do i bëjmë publike…

E dini ju që ato të IPARD-it kanë historinë e tyre.

Dhe nuk është vetëm IPARD-i.

Kështu që kemi të bëjmë me një bandë hajdutësh kombëtarë dhe ndërkombëtarë të pashembullt dhe këta do ndëshkohen.