AKTUALITET, 14 Maj 2024, 18:09

Në burg për abuzim me detyrën, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesat e ish-ministrit Lefter Koka

Në burg për abuzim me detyrën, Gjykata Kushtetuese rrëzon

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesat e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.

Në ankimin e depozituar, Koka kërkonte shfuqizimin e vendimit të marrë nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë që rrëzoi kërkesën e bërë për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” të marrë nga Apeli i GJKKO më 5 janar 2023. Sipas Kokës, vendimi i marrë është i papajtueshëm me Kushtetutën e Shqipërisë.

Koka aktualisht është në burg për aferën e inceneratorëve, atë të Elbasanit dhe Fierit.