AKTUALITET, 11 Prill 2024, 21:38

"Në Bashkinë e Tiranës u zbulua një grup kriminal!"/ Neritan Sejamini: Kemi gjoja media dhe OJQ, por nuk bëjnë asgjë!

"Në Bashkinë e Tiranës u zbulua një grup

Neritan Sejamini ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku foli për aferën në Bashkinë e Tiranës dhe faktin që reagimi qytetar ka qenë i vakët. 

Sejamini tha se kjo vjen si pasojë e fshehjes së skandalit nga mediat dhe mos reagimit të shoqërisë civile, që merr fonde dhe thjesht vegjeton. 

"Po të shohësh edhe shoqërinë civile, po shihja sa organizata kemi për luftën kundër korrupsionit, forcimin e demokracisë dhe të drejtat e njeriut, bëhen seminare dhe trajnime, lek i madh, por për të reaguar ndaj një ngjarje të tillë, nuk ka.

Opozita ka kërkuar audit ndërkombëtar.  Bashkia e Tiranës nuk reformohet dot më. Nëse sheh që rastësisht nga një hetim dalin miliona euro dhe shumë të implikuar, imagjino çfarë bëhet atje. Nuk ka reagim nga organizatat. Asnjë lloj, qoftë edhe sugjerim. Nuk them të protestojnë dhe të kritikojnë, sepse ndoshta nuk e kanë këtë kurajo, por të bëjnë thirrje.

Ne financojmë shoqërinë civile, bëjmë gjoja sikur i kemi. Edhe media është gjoja sikur i shërben interesit publik. Ne të gjitha këto, i kemi bërë gjoja, qindra NGO, gjoja intelektualë, që bëjnë sikur shkruajnë edhe peticione, por nuk ngrejnë zërin për asgjë. Ka emisione investigative që bëjnë copë copë ndonjë njeri, por kur vjen puna të këto çështje, nuk e ngrejnë zërin.

Mua më ndalojnë njerëz në rrugë dhe me vjen keq, sepse disa thonë bravo, sikur po bëj ndonjë heroizëm, por vetë kanë edhe frikë. Të tjerë thotë, po ç’të duhet. Ne po flasim dhe të gjithë na gjykojnë ne, por prit këtë gjë duhet ta bëjnë të gjithë.

Po e marr Erion Veliajn një njeri të ndershëm, por në Bashkinë e tij është zbuluar një grup kriminal që ka vjedhur për shtatë vite, në mënyrë të organizuar, tipik mafioze. Kanë patur edhe sistem të komunikimit të brendshëm.

Ne po kërkojmë transparencë, të ndalen, gjërat të shkojnë deri në fund dhe këtë nuk e kemi", tha Sejamini.