TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lëvizjet paraelektorale në PS, prekin dhe deputetin Erion Braçe.
Burime nga mediat bëjnë me dije se ai nuk do të jetë pjesë e skuadrës së qarkut Fier, por i është ofruar njësia 5 në Tiranë.
Pas ardhjes së Pandeli Majkos, nga Kukësi në Tiranë, kjo është një tjetër lëvizje e kryeministrit drejt qarkut më të rëndësishëm të vendit, Tiranë e cila në zgjedhjet e 2025 do të ketë 37 mandate.
Peshën që ka Tirana, kryetari i PS-së ka vendosur ta ndajë duke mos ia lënë vetëm Erion Veliajt.
Pandeli Majko nga drejtuesi i qarkut të Kukësit është dërguar për mbështetje në Kavajë, zonë jo fort komode për socialistët që në 2023-shin humbën dhe bashkia drejtohet tashmë nga një demokrat.
Punën organizative të strukturave në bashkinë Tiranë ia caktoi Ogerta Manastirliut, ndërsa për 4 bashki të qarkut, Kavajën, Vorën, Rrogozhinën e Kamzën, zgjodhi Elisa Spiropalin.
Ndërkohë pak kohë më parë largoi Blendi Gonxhen nga drejtimi politik i Dibrës dhe i ngarkoi atij specifikisht njësinë 6 në kryeqytet, zonën e Kombinatit.
PS e Kukësit do ta drejtojë Eduart Shalsi, ndërsa Dibrën Blendi Klosi.