AKTUALITET, 29 Prill 2026, 13:22

Ndryshimet/ Bami në Fushë-Krujë, Dervishaj ikën në burgun e Peqinit, Lulzim Berisha 1 javë tek dhoma e Altin Ndocit. Rrajës, i zbutet siguria e regjimit

Ndryshimet/ Bami në Fushë-Krujë, Dervishaj ikën në

Vala e madhe e kontrolleve në disa nga burgjet e sigurisë së lartë dhe sigurisë së zakonshme të vendit, ka çuar në bllokimin e dhjetëra televizorëve, kabujve dhe antenave, e deri tek thikat artizanale e disa karikuesa telefonash. Ndërkohë ndryshime qelish dhe transferime janë bërë për emra të njohur të botës së krimit. 

Mësohet se me firmën e drejtorit të ri të Përgjithshëm të Burgjeve, Adriatik Kupi, është urdhëruar ndryshimi i sigurisë për të dënuarin me 6 vite burgim, Ramazan Rraja. Nga qëndrimi në një sektor të sigurisë së lartë, Ramazan Rraja, tashmë ka hyrë në një regjim burgu të sigurisë së zakonshme.

Ndryshime ka patur edhe për Lulzim Berishën. Ky i fundit sipas, gazetarit Elton Qyno është transferuar për një periudhë 7 ditore, nga burgu i sigurisë së lartë në Peqin tek dhoma speciale që ndodhet në ambientet e spitalit Infektiv në Durrës, nga e cila u arratis pak muaj më parë dhe Altin Ndoci. 

Gjithashtu mësohet se pak ditë më parë është transferuar në burgun e Peqinit dhe Plaurent Dervishaj. Transferimi i tij është realizuar nga ambientet e burgut Nr.313 në Tiranë drejt Peqinit. Ndërkohë nga paraburgimi i sigurisë së lartë drejt burgut të sigurisë së zakonshme Fushë-Krujë, është zhvendosur dhe Durim Bami.