AKTUALITET, 5 Qershor 2026, 12:46

Ndryshimet/ Auron Rrokaj është emëruar në detyrën e drejtorit të përgjithshëm të Arkivave

Ndryshimet/ Auron Rrokaj është emëruar në detyrën e

Auron Rrokaj është emëruar në detyrën e drejtorit të përgjithshëm të Arkivave.

Lajmin e bëri të ditur Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave.

Auron Rrokaj është diplomuar në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës dhe është specializuar pranë Universitetit për të Huaj në Perugia të Italisë. Rrokaj ka një karrierë të pasur në administratën publike, diplomaci, arsim dhe shoqërinë civile.

Në sistemin arkivor shqiptar ai ka një përvojë 12-vjeçare, ku ka ushtruar detyra drejtuese dhe inspektuese pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, duke kontribuar në administrimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë dokumentare të vendit.