TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetarja e Partisë Demokratike Himarë, Afrovita Dhimojani ka ngritur shqetësimin për ndotjen e vijës bregdetare të Himarës, duke deklaruar se prej disa ditësh zona nga Potami deri në Spile po përballet me një ndotje masive.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Dhimojani thekson se Bashkia Himarë ka bërë me dije se impianti i përpunimit të ujërave të zeza është funksional dhe se janë në pritje të rezultateve të analizave, por kanë kaluar katër ditë dhe ende nuk ka një sqarim zyrtar lidhur me situatën.
Më tej, demokratja u bëri thirrje banorëve dhe pushuesve, që të kenë kujdes për shëndetin deri në zbardhjen e plotë të shkakut të kësaj ndotjeje.
Postimi i Afrovita Dhimojani
Prej ditësh vija bregdetare e Himarës nga Potami deri në Spile po përballet me një ndotje masive. Bashkia Himarë ka deklaruar se impianti i ujërave të zeza është funksional dhe se priten rezultatet e analizave. Ndërkohë situata vijon të mbetet e njëjtë edhe pas 4 ditësh, ndërsa shumë banorë dhe pushues raportojnë edhe erë të rëndë që ngre dyshime për ndotje (Ne banorët vendas nuk bëjmë plazh kur shohim këtë gjendje)
Po sa ditë duhet të presim përgjigjen e analizave? 15 ditë? Një muaj? Sa??? Deri atëherë, kush mban përgjegjësi për qytetarët që futen çdo ditë në det, pa e ditur nëse rrezikojnë shëndetin? Pse nuk ka një njoftim zyrtar për të shmangur larjen në det deri në sqarimin e plotë të situatës?
Detyra e Bashkisë është të informojë në mënyrë të vazhdueshme dhe me transparencë pasi shqetësimi po rritet çdo ditë dhe po dëmtohet imazhi i Himarës duke shkaktuar pasoja edhe për bizneset vendase. Banorë dhe pushues, kujdesuni për shëndetin tuaj deri në zbardhjen e plotë të shkakut të kësaj ndotjeje.
Se qeveria është duke na “zhvilluar” me resorte…

