AKTUALITET, 4 Nëntor 2024, 21:57

Ç'ndodh nëse Trump rikthehet President? Sejamini: Trump, më afër interesave të Serbisë sesa të Kosovës!

Ç'ndodh nëse Trump rikthehet President? Sejamini: Trump,

Neritan Sejamini, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për zgjedhjet në SHBA dhe ndikimin që mund të kenë ato në Ballkan dhe veçanërisht në Shqipëri dhe në Kosovë. 

Sejamini tha se Trump në Presidencë, do të kishte një qasje më afër interesave të Serbisë sesa të Kosovës. 

"SHBA është aq e konsoliduar sa jo Trump, por 100 Trump të vijnë nuk bëjnë dot revolucione. Trump ka qenë President dhe nuk e solli transformimin. Ekonomia në Amerikë është me cikle. Clinton ka patur ndër periduhat më të shquara ekonomike. Nixon ka bërë skandale se ka fiksuar çmimet. Pra ne shqiptarët, konsumojmë shumë ideologji dhe bëhemi shumë ekstremisë pa patur ndonjë bazë të madhe. 

Në SHBA gjërat janë pak ndryshe. Ka çështje të rëndësishme. Çështja e abortit është e rëndësishme, e emigracionit, e taksave. Pra gjykohet më shumë çështja e ditës dhe ndikimi që do të ketë një President, se sa këto ndryshimet “epokale”. Nuk mendoj se do të ketë ndryshime kaq të mëdha, por do të ketë disa elementë që do të kenë ndryshime, por jo që do të transformojnë jetën e tyre.

Ka disa çështje në botë që mund të ndikohen. Çështja e Rusisë dhe Ukrainës. Do të ndikohet sepse Trump ka qasje krejt ndryshe nga establishment. Në Lindjen e Mesme në konfliktin mes Izraelit dhe Hamas, do të ketë ndikim. Edhe në Ballkan do të ketë ndikim, sepse Trump ka patur qasje pragmatiste.

Nëse fiton Trump, mendoj se ai do të shtyjë konfliktin rus në Ukrainë, do të mundohet të negociojë, ti japë fund luftës, duke i bërë presion Ukrainës. Jam i bindur që në rastin e Izraelit, do të shtynte më shumë një zgjidhje që është më pranë qëndrimit izraelit. Në Ballkan, do të shtyjë një zgjidhje që do të ishte më afër interesave të Serbisë sesa të Kosovës, siç e ka treguar", tha Sejamini.