TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 20-vjeçar nga Lazarati u aksidentua për vdekje mbrëmë një ditë më parë në aksin Kardhiq-Delvinë, pranë fshatit Fushë Vërri.
Orest Mahmutaj udhëtonte i vetëm me automjetin Audi, ndërsa 3 personat e tjerë të cilët mbetën të lënduar, ndodheshin në makinën që doli nga rruga dhe u përmbys.
I riu ishte djali i madh i familjes dhe punonte në lokalin bar-kafe të familjes. Sot, ai u përcoll për në banesën e fundit, duke lënë pas dhimbje tek familjarët dhe miqtë.
Ekspertiza ende nuk ka dalë dhe autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik.