AKTUALITET, 5 Maj 2026, 20:42

Ndarja nga jeta e Servet Përllumbit, Rama publikon fotografinë simbol të shkrepur në 1996: Lamtumirë profesor i dashur!

Ndarja nga jeta e Servet Përllumbit, Rama publikon fotografinë simbol

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi.

Përmes një fotografie simbol të Servet Pëllumbit, të shpërndarë në rrjetet sociale, Rama ‘i ka dhënë’ lamtumirën e fundit profesorit.

Foto e publikuar nga Rama është shkrepur në 28 maj 1996, dy ditë pas masakrës elektorale të PD-së në zgjedhjet parlamentare. Servet Pëllumbi, i cili në atë kohë drejtonte PS, ndërkohë që kryetari Fatos Nano ishte në burg, mbeti viktimë e dhunës së egër që Policia dhe SHIK-u i kohës ushtruan ndaj tij dhe shumë figurave të Partisë Socialiste, të cilët atë ditë kishin dalë në shesh për të protestuar kundër zgjedhjeve të manipuluara.

‘Lamtumirë Profesor i dashur’, ka shkruar kryeministri Rama në faqen e tij në Facebook, krahas fotografisë.