AKTUALITET, 23 Prill 2026, 16:48

Ndarja nga jeta e akademikut Rexhep Qosja, ish-ambasadori shqiptar në Kosovë: Rilindasi i fundit i kombit!

Ndarja nga jeta e akademikut Rexhep Qosja, ish-ambasadori shqiptar në

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të akademikut shqiptar Rexhep Qosja.

Ndërsa e cilëson si një nga figurat më të rëndësishme të kombit shqiptar, ish-diplomati ndau edhe dhimbjen e tij për lajmin e hidhur.

“Me dhimbje të thellë mësova lajmin për ndarjen nga jeta të Akademikut Rexhep Qosja, rilindasit të fundit të Kombit Shqiptar”, ka deklaruar Minxhozi.

Ndërkohë, familjarët e të ndjerit kanë njoftuar se ceremonia e varrimit tashmë ka përfunduar dhe është mbajtur në Prishtinë, vetëm në praninë e anëtarëve të ngushtë të familjes.

Sipas tyre, duke respektuar dëshirën e vetë akademikut, nuk do të organizohen pritje familjare dhe as nuk do të ketë pjesëmarrje në organizime institucionale për homazhe apo ngushëllime.

Vdekja e Rexhep Qosjes ka nxitur reagime të shumta nga figura publike, akademike dhe politike në mbarë hapësirën shqiptare, duke e vlerësuar kontributin e tij të jashtëzakonshëm në letërsi, histori dhe mendim kritik.