AKTUALITET, 17 Qershor 2026, 21:26

“Ndaloni ekocidin”, dhentë bashkohen në marshim. Mënyra e veçantë e të moshuarit për të protestuar (VIDEO)

“Ndaloni ekocidin”, dhentë bashkohen në marshim.

 

Një protestues ka zgjedhur një mënyrë ndryshe për të protestuar teksa ka marrë me vete dhentë. Ai shihet që ka krijuar një gardh rreth tyre dhe marshon me to mes protestuesve.

Protestuesit e tjerë e kanë ndihmuar të moshuarin duke mbajtur gardhin teksa vijojnë marshimin. Ata dëgjohen duke thënë se edhe dhitë janë më flamingot, simboli i kësaj proteste.

Në gardh gjithashtu shihen pankarta të ndryshme mes të cilave: Ndaloni ekocidin! Mendojeni dy herë.