AKTUALITET, 8 Shkurt 2024, 21:08

‘Na votoni se jemi partia e Namikut, Gramozit dhe Enverit’, Andi Bushati ironizon drejtuesit e PS-së për zgjedhjet 2025

‘Na votoni se jemi partia e Namikut, Gramozit dhe Enverit’, Andi

PS-ja ka emëruar drejtuesit politikë në disa qarqe të vendit për t’u organizuar për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Analisti Andi Bushati, duke komentuar dokumentin që u botua në Lapsi.al, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se PS po tenton të kthejë figurat e vjetra si Dokle dhe Ruçi për të krijuar idenë e lidhjes me socialistët e vjetër.

“PS po tenton të kthejë Gramoz Ruçin, Namik Doklen dhe ka shpjegim se një parti që është kthyer në përfaqësuese të oligarkisë ka gjetur fijen e fundit të flokut për t’u kapur që krijojë lidhje me socialistët e vjetër. Te partia e Lalit, Belinda Ballukut etj, socialistëve të ‘97 që janë antiberishistë u thuhet se jemi pak te inceneratori, sterilizmi, por ju duhet të na votoni se jemi edhe partia e Namikut dhe Gramozit, por edhe e Enverit. Emërimet e tjera janë emërime të njerëzve që do të drejtojnë qarqet që ndajnë paratë publike, janë ata që jo vetëm kanë mbaruar punë me hallet e tyre për të bërë para, por sponsorizojnë mediat për të dalë të bukur dhe bëjnë edhe ndërhyrje plastike.

Nuk e di se sa e kanë të nevojshme këtë, se zgjedhjet i kanë në xhep”-tha Bushati.