TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ditën e fundit është hedhur ideja nga një grup qytetarësh që nga protesta të dalë një Kuvend, i cili do të marrë vendime.
Gazetari Andi Tela, me disa nga mbështetësit e kësaj ideje në emisionin "Të Paekspozuarit".
Debati:
Andi Tela: Ne kemi dy palë, një palë që kërkon mbledhjen e një Kuvendi për të marrë rol drejtues për protestën dhe një grup që nuk e pranon. Protesta ka prodhuar listë me pesë kërkesa. Kemi parë që pesë kërkesat janë mbështetur nga të gjithë dhe përbajnë thelbin e problematikave që ka ky vend. Protestuesit kanë rënë dakord për këto pika. Në momentin që kemi mbërritur, kemi një pjesë që thotë të mblidhemi dhe të krijojmë Kuvend dhe Kuvendi të tregojë se si të vijojë protesta. Grupi tjetër kundërshton pasi në thelb është mungesa e besimit dhe keqpërdorimi nga qeveria, nxorri njerëz në shesh. Është e vështirë që njëri grup të shkojë te ai tjetri. Edhe vetë Kuvendi thotë të mblidhemi dhe të shkruajmë pesë kërkesat dhe ti bëjmë zyrtare. Dalja që hajd ta votojmë në shesh kuvendin, të përgatisim lista, janë momente që krijojnë keqkuptime te pjesa tjetër e grupit, e gjitha e ka bazën te mungesa e besimit.
Katriot Çipi: Po Kuvendi nuk është bërë akoma. Nga niseni që thoni Kuvendi nuk do të propozojë zgjidhje?
Andi Tela: Mënyra si është mbledhur krijon mungesë besimi.
Përparim Gjeka: Nuk është mbledhur asnjë Kuvend. Nuk ka asnjë kontradikte pasi grupi organizator, nga grupi organizator ka që janë edhe për kuvendin. Kuvendi është komplementar, për ta forcuar protestën, nuk e dëmton. Mënyra si e qase ishte antagoniste.
Andi Tela: Një pjesë është kundër këtij Kuvendi.
Përparim Gjeka: Grupi organizator, bashkë me ata njerëz që mendojnë se Kuvendi është mundësi më e madhe për forcim, nuk ka asgjë antagoniste është për forcimin e protestës.