AKTUALITET, 7 Maj 2024, 15:34

Motra e Almës: Denoncova zhdukjen e saj, Erdgysi më kërcënoi me jetë në polici!

Motra e Almës: Denoncova zhdukjen e saj, Erdgysi më kërcënoi

Në një deklaratë për mediat motra e Almës ka treguar se është kërcënuar nga Erdgysi, bashkëshorti i Almës ndërkohë që shkuan të bënin denoncimin për zhdukjen e saj dhe fëmijë.

Motra e Almës shprehet për “Breaking” se Erdgysi i ka thënë se “nëse i dhimbset jeta, të fshijë nga telefoni videot dhe fotot me të dashurën”.

Motra e Almës: Kam fakte që e ka ofenduar, e ka pështyrë në fytyrë edhe i ka thënë zhumile, plehrë dhe kam fakte se kam çdo foto të motrës sime që mi ka sjellë dhe më ka thënë, mi ruaj këto foto, mi mbaj në telefon. Unë kam çdo foto që Eri, kunati, nuk mund t’i them as kunat jo sepse i mori jetën motrën time, i kam fotot që ai është me të dashurën e vetë. Kam videon e tij që është në makinë me të dashurën e tij. Ia kam treguar atij dhe më ka kërcënuar, madje.

Motra e Almës tregon se që në dy maj ka dashur të denoncojë zhdukjen e së motrës, por Erdgysi e ka ndaluar.

Motra e Almës: I kam thënë që do e denoncoj, më ka thënë jo se mos është nëpër njerëzit tuaj dhe mos bëhemi gazi i botës. Unë këmbëngula bashkë me djalin tim, thashë do nisem për në Shkodër dhe do bëj denoncim sepse arrita të dyshoj që diçka nuk shkon. Unë dyshova përderisa motra ime nuk po më merrte në telefon. Unë këmbëngula për denoncimin dhe u detyrua të vinte dhe ai. Kur kam shkuar atje, jam kërcënuar nga Eri në polici, më ka thënë “a të dhimbset jeta jote? Nqs të dhimbset jeta, çfarëdo që të kesh në telefon mos i nxjerr”. I kam thënë të më bësh lapidarin këtu në Shkodër, çdo gjë që kam në telefon do i faktoj, nuk bëhem me ty e të dal kundër motrës sime.