AKTUALITET, 29 Qershor 2024, 18:59

Motori del nga rruga, humb jetën 64-vjeçari në Fier

Motori del nga rruga, humb jetën 64-vjeçari në Fier

Një 64-vjeçar ka humbur jetën në një aksident rrugor. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor “Fier-Pishporo”. Një motomjet pa targa ka humbur kontrollin dhe  ka dalë nga rruga, dhe për pasojë drejtuesi i tij humbi jetën.

Fier/Informacion paraprak

Sot më datë 29.06.2024, rreth orës 17:50, në aksin rrugor “Fier-Pishporo”, shtetasi Ll. D., rreth 64 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së motomjetit nga rruga ka humbur jetën shtetasi Ll. D.. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.