TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këtë fundjave vendi ynë mbizotërohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se nesër 15 dhjetor, pritet të ketë erë të fortë.
Era ditën e diel deri në orët e mesditës pritet të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 4-12m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të arrijë shpejtësi 14-21m/s shoqëruar me dallgëzim të forcës 3-5ballë.
Pas orëve të mesditës intensiteti i erës do të jetë 7-16m/s.
Gjatë ditës do të ketë mjegull të dendur lokale, si pasojë shikim do të jetë i reduktuar në orët e mëngjesit, mbrëmjes dhe momentin e reshjeve të shiut dhe dëborës në zonat malore.