AKTUALITET, 14 Dhjetor 2024, 21:01

Moti i keq/ Shiu i rrëmbyer përmbyt Durrësin, vështirësi në qarkullimin rrugor

Moti i keq/ Shiu i rrëmbyer përmbyt Durrësin,

Reshjet e shiut, të regjistruara përgjatë gjithë pasdites së sotme, kanë krijuar vështirësi në qarkullim për drejtuesit e mjeteve dhe kalimtarët në rrugët e Durrësit.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton se gjendja është e rënduar në shumë nga akset rrugore të cilat që përmbyten vazhdimisht në qytetin bregdetar.

Situata paraqitet më e rënduar kryesisht në periferi.