AKTUALITET, 23 Prill 2024, 19:31

Moti i keq mbulon me mjegull autostradën Tiranë-Elbasan, paralajmërohen drejtuesit e automjeteve

Moti i keq mbulon me mjegull autostradën Tiranë-Elbasan,

Prej disa ditësh Shqiëpria është përfshirë nga moti i keq, duke sjellë reshje të dendura shiu, borë në zonat malore, por edhe ulje drastike të temperaturave në të gjithë territorin e vendit.

Ndërkohë, gjatë pasdites së sotme është vënë re edhe një prani e madhe mjegulle në disa zona të vendit.

Një prej rrugëve pothuaj tërësisht e mbuluar nga mjegulla e dendur është autostrada Tiranë-Elbasan. Për rrjedhojë, u bëhet thirrje drejtuesve të automjeteve që të bëjnë kujdes.

Mjegulla bëhet më e dendur sapo kalon tunelin kur vjen nga Elbasani në drejtim të Tiranës, çka ka krijuar vështirësi për drejtuesit e mjeteve.