TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kapiteneria e Durrësit ka njoftuar se dy tragetet që ishin parashikuar mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Barit, do të anulojnë lundrimet, për shkak të motit të keq.
Gjithashtu edhe për anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla është pezulluar lundrimi deri në përmirësimin e kushteve atmosferike. Situata meteorologjike detare pritet që të ndryshojë ditën e hënë.
“Referuar parashikimeve të Kapitenerisë së Portit të Durrësit mbi situatën e motit në orët në vijim, Kompanitë e lundrimeve bëjnë të ditur se dy tragetet që ishin parashikuar mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Barit, do të anulojnë lundrimet.
Pra, si pasojë e kushteve të motit që pritet të përkeqësohen në orët e ardhshme, nuk do të ketë nisje të trageteve sot, dt.04.02.2023, nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas. Linja Durrës-Ankona-Durrës do të vazhdojë normalisht”, thuhet në njoftimin e Kapitenerisë.
Situata në portet dhe radat për datën 04.02.2023 paraqitet si më poshtë
Në portin Durrës tragetet që operojnë në linjën Durrës-Bari-Durrës nuk do të nisen ditën e sotme nga të dyja portet respektive. Ndërsa operimi i tragetit të linjës Durrës-Ankona-Durrës do të vijojë normalisht.
Në Portin e Vlorës linja Vlorë-Brindisi-Vlorë do të funksionojë normalisht.
Në portin e Sarandës anijet pasagjere të linjës Sarandë-Korfuz-Sarandë ditën e sotme do të funksionojnë normalisht.
Në portin e Shëngjinit situata është e qetë dhe pa probleme.