AKTUALITET, 20 Prill 2024, 18:01

Mori nipin 3-vjeçar dhe u zhduk bashkë me të për një javë, arrestohet gjyshja

Mori nipin 3-vjeçar dhe u zhduk bashkë me të për një

Arrestohet Bahrije Gjuni, gjyshja e cila rrëmbeu nipin e saj vetëm 3 vjeç dhe e mbajti larg nga nëna për një javë.

Bahrije Gjuni është personi i tretë i arrestuar në lidhje me këtë ngjarje, ndërsa në dëshmi është shprehur se kanë marrë nipin sepse kanë dashur ta rrisin vetë.

3-vjeçari u rrëmbye një javë më parë nga gjyshërit e tij, Rexhep dhe Barie Gjuni (nga ana e babait). Rexhep Gjuni aktualisht ndodhet në paraburgim bashkë me vëllain e gruas së tij. Kujtojmë se të premten, gjykata e Durrësit caktoi masën e arrestit në burg për gjyshin, 60 vjeç dhe kunatin e tij, të cilët akuzohen për veprën “Rrëmbim ose mbajtja peng e personit” .