AKTUALITET, 3 Qershor 2026, 19:52

Momenti prekës/ Babai thirrje “Poshtë diktatura”, vajza shpërthen në lot para Kryeministrisë

Momenti prekës/ Babai thirrje “Poshtë diktatura”, vajza

Pamje emocionale janë regjistruar gjatë protestës para godinës së Kryeministrisë, ku qytetarët vijuan thirrjet kundër projekteve të qeverisë dhe kërkuan ndalimin e ndërhyrjeve në zonat e mbrojtura.

Në një moment të veçantë të protestës, ndërsa një qytetar fliste nga mikrofoni duke kritikuar projektet e qeverisë dhe duke bërë thirrje si “Poshtë diktatura”, vajza e tij e vogël u pa e përlotur mes turmës së protestuesve.

Mes thirrjeve të protestuesve u dëgjuan edhe mesazhe simbolike drejtuar qeverisë, përfshirë shprehjen “Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel”, si referencë ndaj mbrojtjes së natyrës dhe lagunës së Nartës.

Protesta vijon të zhvillohet në qendër të Tiranës, me mijëra qytetarë që kërkojnë anulimin e projekteve të kontestuara dhe dorëheqjen e Ramës.