TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajarm Begaj, priti në një takim aktivistin dhe sipërmarrësin nga Lugina e Preshevës Muharrem Salihu, kandidat për Parlamentin Europian në siglën e koalicionit “Stati Uniti Di Europa”.
Presidenti Begaj duke i uruar suksese në këtë garë e përgëzoi Salihun për angazhimin në përkrahje të pakicave, në veçanti për ndihmën e dhënë ndaj shqiptarëve që jetojnë në Serbi.
Gjatë bisedës, Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes bashkatdhetarëve shqiptarë.
Duke vlerësuar modelet e suksesshme të shqiptarëve nëpër botë, Presidenti i Republikës shprehu bindjen se ata do te jenë gjithmonë kontribuues për kombin veç imazhit të mirë që përcjellin në vendet ku jetojnë e punojnë.