AKTUALITET, 19 Qershor 2026, 13:56

Ministrja Ibrahimaj: Projekti në Zvërnec do të bëhet, do të miratohet të vazhdojë brenda parametrave të BE dhe të bëhet transparencë për publikun

Ministrja Ibrahimaj: Projekti në Zvërnec do të bëhet, do

Pas mbledhjes së qeverisë, ministrja Ibrahimaj foli edhe mbi projektin në Zvërnec teksa përsëriti se “ai do të zbatohet” pavarësisht protestave.

“Nuk ka ende një projekt për zhvillimin e zonës së Zvërnecit. Po punojmë me arkitektë të mjedisit peizazhit, jemi ende në fazë studimi dhe projektimi. Qeveria shqiptare nuk e ka një projekt final që ta ndajë me publikun.

Në momentin që do na vijë një propozim, duhet të plotësojë të gjitha kushtet mjedisore. Është në qëllimet tona që projekti të miratohet të vazhdojë brenda parametrave të BE dhe të bëhet transparencë për publikun”, u shpreh ministrja.

Duke iu përgjigjur shqetësimeve të qytetarëve që kërkojnë anulimin e projektit, Ibrahimaj tha se aktualisht po punohet nga studiues dhe inxhinierë për të vlerësuar ndikimin në mjedis dhe se çdo propozim do të shqyrtohet në përputhje me standardet evropiane.