TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka reaguar ashpër pas deklaratave të bëra nga Dritan Goxhaj gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, ku u prezantua si ish-luftëtar i UÇK-së.
Përmes një reagimi publik, ministri Nufi shprehet se, "Sa e lehtë është të mbështesësh luftën nga divani dhe të refuzosh të shkosh me shokët në fushëbetejë, njejtë si sot të marrësh “pëlqime” nga sheshi i një proteste, e cila nuk dihet nga ata që e përkrahin as se kush e drejton apo çfarë realisht kërkon të arrijë!
Nuk ka turp më të madh se sa të hidhet baltë mbi gjakun dhe flamurin e UÇK-së – luftës më të lavdishme të popullit shqiptar për liri në trojet e veta duke e lidhur atë me sharlatanë që guxojnë të flasin në emër të heronjve të vërtetë".
Ministri e cilësoi si "turpin më të madh" hedhjen e baltës mbi gjakun dhe flamurin e UÇK-së.
"Turp vërtet i madh që dikush pretendon të flasë në emër të tyre apo në emër të patriotizmit duke dëmtuar drejtpërsëdrejti interesat kombëtare shqiptare! Ky lloj njeriu vetëm me iranianët dhe/apo gjakprishurit ka lidhje, sepse me UÇK-në asnjë lloj lidhje nuk ka!", nënvizon ministri Nufi.
Ndërkohë, thotë Nufi, Komandanti i vërtetë i UÇK-së është në Hagë, i mbajtur padrejtësisht! Në reagimin e tij, Ministri i Mbrojtjes u shpreh se rrugëtimi evropian i Shqipërisë është ndërtuar falë reformave dhe drejtimit të Kryeministrit Edi Rama.
"Ndërsa arkitekti i vërtetë i revolucionit të rrugëtimit të Shqipërisë drejt familjes së vlerave evropiane, duke bërë një transformim të jashtëzakonshëm për vendin është Edi Rama dhe këtë e kanë treguar më së miri shqiptarët me votën e tyre duke përkrahur atë masivisht dhe Partinë Socialiste të Shqipërisë!", përfundon reagimin e tij ministri Nufi.