TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Inflacioni ka pësuar një rritje të moderuar gjatë muajit të fundit të vitit 2024. Pavarësisht se ishte periudhë festash dhe konsumi ka qenë më i lartë kjo duket se nuk ka ndikuar në shtrenjtim të konsiderueshëm të çmimeve. Ndërkohë vetëm në dhjetor inflacioni rezultoi 2.1%.
Rritja e çmimeve në muajin dhjetor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,03%, pasuar nga grupi “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,32% “Argëtim dhe kulturë” si dhe çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante”.
Shtrenjtimi i çmimeve në hotele restorante e kafene lidhte direkt me kërkesën e lartë për këto shërbime gjatë muajit të fundit dhjetor. Nëngrupi i transporti vijon për disa muaj me radhë duke dhënë efekte negative në nivelin e inflacionit. Sipas Instat, rritja mesatare vjetore e çmimeve në vitin 2024 është 2,2 % nga 4,8 % që ishte në vitin 2023, një tregues ky që konfirmon se tashmë kriza e çmimeve është e lënë pas.
Ndërkohë që Banka e Shqipërisë ka parashikuar që inflacioni të kthehet në objektiv në pjesën e parë të këtij viti. Kjo nënkupton që edhe politika shtrënguese e normave të interesit të përfundojë dhe banka qendrore të ulë normat e interesit. Kjo do të nxiste më tej ekonominë në vendin tonë si dhe do të ulte kostot për kredimarrësit.