AKTUALITET, 5 Qershor 2026, 21:06

Mijëra protestues në shesh, pankartat me mesazhe “pikante” nga dita e gjashtë e protestës

Mijëra protestues në shesh, pankartat me mesazhe “pikante”

Qytetarë të shumtë janë mbledhur sot në Tiranë në ditën e gjashtë të protestës kundër projektit të investimit në ishullin e Sazanit.

Mijëra protestues në shesh, pankartat me mesazhe “pikante”

Pjesëmarrja në tubimin e kësaj të premteje ka qenë më e lartë krahasuar me pesë ditët e mëparshme të protestës.

Me pankarta në duar dhe thirrje kundër projektit, protestuesit kanë përsëritur të njëjtat kërkesa që kanë shoqëruar tubimet që prej ditës së parë.

Mijëra protestues në shesh, pankartat me mesazhe “pikante”

Ata kërkojnë anulimin e projektit të planifikuar në Sazan, duke theksuar se ishulli nuk duhet të preket nga zhvillimet e parashikuara.

Në protestë janë parë qytetarë të grupmoshave të ndryshme, përfshirë gra, të rinj dhe fëmijë, të cilët i janë bashkuar tubimit në shenjë kundërshtimi ndaj investimit.

Mes pankartave dhe mesazheve të shfaqura, protestuesit kanë kërkuar gjithashtu dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Tubimi është zhvilluar në mënyrë paqësore, ndërsa pjesëmarrësit kanë deklaruar se do të vijojnë reagimin e tyre edhe në ditët në vijim, deri në plotësimin e kërkesave që lidhen me mbrojtjen e ishullit të Sazanit dhe ndalimin e projektit.