TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Me mijëra qytetarë u mblodhën edhe këtë të dielë në Tiranë përpara kryeministrisë për të protestuar kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec të Vlorës.
Ashtu si në protestat e mëparshme, qytetarët u mblodhën në sheshin Skënderbej fillimisht dhe më pas marshuan drejt kryeministrisë, duke mbajtur pankarta në duar dhe duke artikuluar thirrje kundër qeverisë.
Pasi qëndruan rreth dy orë përpara Kryeministrisë, protestuar vijuan marshimin të shumtë në numër në rrugët e kryeqytetit.
Protesta e sotme ishte ndër më të mëdhatë e zhvilluara deri më tani, ndërsa kërkesa kryesore mbetet largimi i qeverisë aktuale dhe ndryshimi i kursit politik në vend.
Kujtojmë se me sloganin “Shqipëria nuk shitet”, protestuesit kanë dalë në sheshe çdo ditë duke shprehur pakënaqësi ndaj qeverisjes dhe duke kundërshtuar projektin për investim në zonën e Zvërnecit.
Protestuesit deklaruan se nesër do të mblidhen sërish në ora 18:00 në sheshin “Skënderbej” dhe më pas për të vijuar marshimin drejt kryeministrisë.