TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Sheqeras të bashkisë Maliq, ku një grua 55-vjeçare është gjetur pa jetë.
Sipas policisë, 55-vjeçarja L.D dyshohet se kishte disa ditë që kishte ndërruar jetë brenda banesës së saj. Trupi i pajetë është konstatuar nga vajza e saj, e cila ka njoftuar menjëherë uniformat blu.
A2 mëson se viktima jetonte me djalin e saj, i cili ishte larguar një javë më parë drejt Greqisë për punë sezonale, ndërsa fëmijët e tjerë ndodhen në Tiranë dhe në Greqi.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.
