TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta është takuar me shtabin elektoral të partisësë tij në Bashkinë e Kamzës.
Ai shkruan se është i vendosur për të mbështetur kandidatin e përbashkët, Arjan Hoxha në zgjedhjet e 14 Majit. Meta shton se grupi i këshilltarëve të PL do të jetë garant i llogaridhënies dhe transparencës.
“Fitorja në Bashkinë e Kamzës do të jetë e jashtëzakonshme! Falenderoj z.Faik Basha dhe të gjithë shtabin tonë për përkushtimin e tyre për fitoren e 14 Majit!”, shkruan Meta.
Kënaqësi të takoja shtabin elektoral të Partisë të Lirisë në Bashkinë e Kamzës. Bashkia e Kamzës në 14 Maj u rikthehet qytetarëve dhe vendoset në shërbimin e tyre.
Partia e Lirisë dhe unë personalisht jemi të përkushtuar t’i japim mbështetjen dhe vëmendjen që meriton kjo bashki e cila edhe pse është e pesta përsa i takon numrit të banorëve është e anashkaluar dhe nënvleftësuar padrejtësisht.
Mbështetjen më të vendosur për kandidatin e perbashkët, z.Arjan Hoxha i cili na njohu me prioritetet e tij si Kryebashkiak i ardhshëm i Kamzës.
Grupi i këshilltarëve të Partisë të Lirisë do të jetë garant i llogaridhënies dhe transparencës. Fitorja në Bashkinë e Kamzës do të jetë e jashtëzakonshme! Falenderoj z.Faik Basha dhe të gjithë shtabin tonë për përkushtimin e tyre për fitoren e 14 Majit!