AKTUALITET, 2 Shkurt 2023, 20:18

Meta: Shumë biznesmenë janë gjobitur nga bandat e Ramës!

Meta: Shumë biznesmenë janë gjobitur nga bandat e Ramës!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi sot se Edi Rama çdo gjë të zezë në Shqipëri e ka bërë në emër të amerikanëve të tij.

I ftuar në “Frontline” të gazetares Marsela Karapanço në News24, Meta foli për çështjen “McGonigal” dhe lidhjen e ish-zyrtarit të FBI me kryeministrin Edi Rama.

Meta theksoi se pas 225 mijë dollarëve janë shumë të tjerë nga pas dhe se janë shumë biznesmenë që janë gjobitur nga banda e Edi Ramës.

“Ajo që është thelbësore për të gjithë qytetarët shqiptarë është që kanë kuptuar se ai që çdo gjë të zezë të këtij vendi, këtij, populli, këtij shteti, kësaj shoqërie, kësaj demokracie ia ka bërë në emër të amerikanëve të tij, të gjithë e kuptuan se ai e ka bërë gjithçka përmes korruptimit të amerikanëve të tij. Edhe kapjen e shtetit, edhe vjedhjen e zgjedhjeve, dhe zgjedhjet e paligjshme pa opozitën.
Çdo gjë të zezë që bënte në Shqipëri e bënte në emër të amerikanëve dhe të europianëve. Tani jemi në këtë situatë që të gjithë e dinë që ai është përmendur 14 herë dhe kemi të bëjmë vetëm me fillimin e procesit. Ai nuk fliste në anglisht kundër opozitës, paguante në dollarë kundër opozitës. Pas 225 mijë dollarë janë shumë të tjerë nga pas”, tha Meta.

“Janë shumë biznesmenë që janë gjobitur nga banda e Edi Ramës. U vinin gjoba biznesmenëve. Non grata u shndërrua nga Edi Rama dhe banda e Ramës në biznesin e dytë më të rëndësishëm në Shqipëri pas trafikut të drogës”, theksoi kreu i Partisë së Lirisë duke folur më tej për këtë akuzë.

“Pronarë mediash, biznesmenë të mëdhenj dhe persona të tjerë që merreshin me aktivitete fitimprurëse, ky bënte listën ua jepte njerëzve të vet, këta komunikonin me njerëzit atje dhe ata ndërronin logot. Pra, në vend të Deripaskës dilte i sanksionuar emri i shqiptarëve, këta i takonin më pas e u tregonin duhet të heqësh emrin hajde se kemi një mik dhe e dimë të gjithë se sa takime janë kryer. Besoj se këta persona do të flasin sepse kjo histori është hapur e nuk do të mbyllet më. Lista besoj do jetë më e gjatë”, deklaroi Meta.