AKTUALITET, 10 Shkurt 2024, 12:39

Meta nga Shkodra: Axhenda e kësaj bande është zhvatja dhe shpopullimi i shqiptarëve

Meta nga Shkodra: Axhenda e kësaj bande është zhvatja dhe

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta teksa ndodhej në Shkodër tha se ka ardhur koha për një organizim të fuqishëm të opozitës. Meta deklaroi se qeveria ka vetëm një axhendë, zhvatjen e shqiptarëve, shpopullimin e vendit dhe intimidimin e qytetarëve. Ai tha se paratë e shqiptarëve vidhen me projektet e tej fryra marramendëse.

Meta shtoi se në Shqipëri duhet të kesh mbi 10 lopë që të përfitosh subvencione ndërsa Serbia jep 385 euro për një lopë jep, ndërsa Maqedonia subvencionon edhe për çdo qen për fermat. 

“Kjo bandë ka vetëm një axhendë, zhvatjen e shqiptarëve, shpopullimin e vendit dhe intimidimin e qytetarëve. Shkodra ka refuzuar regjime shumë më të hekurta sesa regjimi i kalbur i Rilindjes, regjimi i inceneratorëve ku vetë ish-numri 2 i qeverisë tha se kur shqiptarët të shohin të vërtetat e inceneratorëve do të llahtarisen. Shkodrën mos e lini me rrugën që ka bërë doktori, se ju e dini që mund të shkojë deri në 4-5 orë deri në Tiranë. Tani thonë duhet të kesh mbi 10 lopë që të përfitosh subvencione.

Serbia jep 385 euro për një lopë jep, Maqedonia subvencionin edhe për çdo qen për fermat. 60% të të ardhurave të pensionistit shkojnë për bukën e gojës. I shikoni se sa ka shkuar çmimi i ushqimeve apo i apartamenteve. Ne do të japim grant 10 mijë euro për çdo fermer që dëshiron të bëjë një fermë.

Do t’i lehtësojmë nga taksat për 5 vitet e para. Paratë këtu janë, por vidhen me projektet e tej fryra me projekte marramendëse. Është koha për organizim të fuqishëm të opozitës dhe të Partisë së Lirisë. Unë besoj shumë në integritetin e këshilltarëve tanë”, tha Meta.