AKTUALITET, 2 Prill 2024, 20:47

Meta akuza Ramës: Rruga e Ersekës me kashtë, 3.1 miliardë euro në vit vidhen

Meta akuza Ramës: Rruga e Ersekës me kashtë, 3.1 miliardë

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta në fjalën e tij në Komitetin Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë u ndal edhe tek Rruga e Ersekës. Meta tha se kjo është ndër ngjarjet më shokuese.

Kreu i PL theksoi se Rilindja vjedh ditë e natë, duke shtuar se në një vit vidhen 3.1 miliardë euro.

Ilir Meta: Rruga e Ersekës është një nga ngjarjet më shokuese, që duhet të kishte shkuar gjithë shteti, gjithë SPAK, duhet të ishte bërë hataja.

Dhe kashtë, 40 metra! Asnjë shtresë me gurë, asnjë stabilizonte asgjë, kashtë dhe një tegel asfalt. Këto janë gjëra të rënda dhe të tmerrshme. Kostot 6 herë më shtrenjtë i kemi ne sesa në Beograd. Atje ka probleme demokracia, por këtu është më e dëshpëruar.

Rritja e nivelit të të ardhurave, nga 27. 5 % që e ka rilindja që vjedh natë e ditë, në 41-42 % që e kanë vendet e rajonit tonë në raporti me GDP, pra ky 15% do të thotë 3.1-3.2 miliard euro në vit që vidhet, përveç tenderave që nuk administrohet fare në kanalet zyrtare, përmes doganave e tatimeve.

Në 4 vjet i bie 12 miliard euro, sa gjithë borxhi që ka gjithë Shqipëria, që Rilindja e ka dyfishuar dhe çdo shqiptar paguan dyfish këtë borxh në vend që ti përfitojë si të ardhura si shtesë për të përballuar sfidat.