TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një tjetër dëshmi ka ardhur nga podiumi i protestës, ku një mësues historie i është bashkuar kauzës së qytetarëve përpara Kryeministrisë. Ai theksoi se misioni i vërtetë i arsimtarit nuk është thjesht ligjërimi brenda katër mureve, por mbrojtja e së ardhmes së brezit të ri.
Me një thirrje të drejtuar kolegëve të tij në mbarë Shqipërinë, mësuesi u shpreh se koha e ankesave nëpër salla mësuesish duhet të marrë fund dhe se sheshi është vendi ku shkruhet historia sot.
“Jam mësues që kam dalë në krah të studentëve të mi. Jam mësues historie. Nuk u shpjegoj dot në klasë histori, klasa është këtu. U bëj thirrje kolegëve, mjaft u ankuat nëpër salla, dilni në krah të nxënësve tuaj dhe bëni misionin tuaj. Mos u ankoni më por jini minimumi si nxënësit tuaj!”