AKTUALITET, 4 Shkurt 2023, 13:06

U merrnin lekë pacientëve për një skaner, Gjykata pezullon nga detyra dy mjekët në QSUT

U merrnin lekë pacientëve për një skaner, Gjykata pezullon

Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë mjekun dhe teknikun e shërbimit të imazherisë në QSUT, të cilët u merrnin ryshfet pacientëve për të bërë skaner.

Gjykata ka urdhëruar pezullim nga detyra për tre muaj. Nazmi Metaliu dhe Astrit Mansaku u arrestuan dje nën akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Shuma që u kërkonin qytetarëve në këmbim të shërbimit varionin nga 100-1500 mijë lekë të vjetra.

Ka qenë një prej qytetarëve i cili i ka kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës ndërsa kjo e fundit i ka mbajtur nën vëzhgim prej kohësh derisa ka mbledhur provat e mjaftueshme për t’i arrestuar.