TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 75-vjeçar ka ndërruar jetë sonte në kryeqytet.
Policia bën me dije se banesa ku 75-vjeçari jetonte i vetëm është përfshirë nga flakët, çka ka çuar edhe në humbjen e jetë të të moshuarit.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por blutë bëjnë me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
"Më datë 19.01.2025, rreth orës 20:00, në rrugën “Myzafer Spaho”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën private të shtetasit R.K, rreth 75 vjeç, i cili jetonte i vetëm në banesë.
Si pasojë e zjarrit 75-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit"- njoftoi policia.