TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Klodiana Lala dhe Ylli Rakipi kanë debatuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, lidhur me ndalimin e transmetimit të gjyqeve live, për zyrtarët e lartë që po përballen me akuza nga SPAK.
Rakipi tha se transparenca është e nevojshme dhe se publiku duhet t'i shohë gjyqet, në mënyrë që ato të mos shpjegohen në media vetëm nga disa gazetarë që i ndjekin gjyqet, por mund të kenë axhenda të lidhura me politikën. Ndërsa Lala tha se është e pamundur që të gjithë gjyqet të jenë të hapura, pasi disa të pandehur apo dëshmitarë nuk duan, ose mund të cënohen.
Debati:
Klodiana Lala: Parimisht dhe juridikisht çdo i pandehur duhet të jetë në krah të avokatit dhe jo në kafaz hekuri. Por kafazi nuk u vu sot, më parë ka patur kafaz hekuri, pas disa kritikave, u përshat. Sot më duket si strategji e politikanëve, që e shfokusojnë vëmendjen nga akt-akuza, për të kaluar te artifica, që janë kafazi prej xhami dhe transmetimi. Veliaj ka kërkuar që procesi ndaj tij të transmetohet live. Më rezulton se kjo është kërkesë për propagandë, pasi bashkë të pandehurit e tjerë, e kanë refuzuar. Elman Abule nuk ka firmosur për të dhënë pëlqimi. Gjykata nuk mund të shkelë të drejtat e tij.
Ylli Rakipi: Dakord dikush nuk do, por aty do të dalin disa gazetarë, ti dhe dhjetë të tjerë. Ti je gazetare e pavarur por aty ka njerëz të lidhur me partitë drejtpërdrejt. Televizionet dhe mediat, me përjashtime të vogla janë të lidhura me politikën. Ata do të bëjnë interpretimet e tyre. Pse shikuesi i gjerë, të mos e shohë direkt aty? Pastaj kam të drejtë të bëj aludimin, që këta nuk kanë prova dhe përdorin të gjithë armët që kanë , për të mbuluar këtë.
Klodiana Lala: Seancat regjistrohen me audio. Palët mund ti marrin.
Ylli Rakipi: Jo, jo, unë nuk jam palë, jam media.
Klodiana Lala: Po të jetë për mua të jenë të hapura.
Ylli Rakipi: Nëse flasim për Metën, ish kryeministër dhe ish president, interesi publik, nuk ka interes më të lartë publik se këtu.
Klodiana Lala: Parimisht procesi për pjesën që ka të bëjë me relatimin e provave, mund të jenë të hapura dhe mund të përshtatet salla për ti parë opinioni. Por e ka ligji, që një dëshmitar nuk do…
Ylli Rakipi: Ja në gjyqin e Thaçit, dëshmitarët e mbrojtur pyetën në mënyrë anonime.
Klodiana Lala: Nuk e njeh procedura jonë. Kjo duhet sqaruar, aspekte të caktuara të procesit, por ka dëhsmitarë dhe të pandehur që nuk duan. Ideja që proceset të jenë fare të hapura, nuk qëndron. Edhe kafazi nuk u vu sot.
Ylli Rakipi: Është mirë të hiqet sepse janë këta, se mender nuk ka p*** njeri më parë. Në një TV po përpiqeshin të thoshin nuk ka lindur tani, e dimë, por a mund të fillojë tani.
Klodiana Lala: Jo të thuhet se po u shkelen këtyre të drejtat.
Ylli Rakipi: Rasti Beqaj është qesharake. U zhvilluan dy gjyqe për dy gjëra të ndryshme. Në njërin në kafaz, në tjetrin pa kafaz. Ky është i njëjti njeri apo jo?
Klodiana Lala: Gjykata ka lindur në 2004, është pritur 20 vjet që kur preket interesi i politikës të ngrihet problemi i kafazit.