TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mediat helene kanë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e sotme e ndodhur në Athinë, ku një çift shqiptarësh janë arrestuar, pasi në makinën e marrë prej tyre me qira u gjetën armë dhe eksploziv.
Sipas mediave helene, burri i arrestuar është i moshës 39-vjeç ka dhe qenë edhe më parë i dënuar.
“Protothema” shkruan se 39-vjeçari shqiptar ishte dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 2008-të pas akuzave për trafik droge, por u lirua nga burgu pas 7 vitesh.
Kujtojmë që arrestimi i çiftit shqiptar ndodhi gjatë një kontrolli rastësor të policisë në Athinë.
Gjatë kontrollit u gjet e fshehur në një çantë blu një pako me lëndë plasëse, detonatorë dhe një pistoletë tip Tokarev.
Dy të arrestuarit u dërguan në Drejtorinë e Policisë për pyetje të mëtejshme, ndërsa autoritetet po hetojnë për origjinën dhe destinacionin e armëve.