AKTUALITET, 9 Qershor 2026, 21:34

Rama i përgjigjet protestuesve nga Fieri: Më quajnë tradhtar, por në zemër të Serbisë kam thënë se Kosova është e pavarur

Rama i përgjigjet protestuesve nga Fieri: Më quajnë tradhtar, por

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se akuzat që i adresohen atij për tradhti bien ndesh me qëndrimet që ka mbajtur publikisht për Kosovën, përfshirë edhe gjatë vizitave zyrtare në Serbi.

Në takimin me rastin e 35-vjetorit të PS, të organizuar në Apoloni të Fierit, Rama Rama iu përgjigj kritikëve që e cilësojnë tradhtar.

Duke iu referuar deklarimeve në protestat në kryeqytet në lidhje me “shitjen” e Kosovës, Kryeministri Rama citoi “më thonë mua tradhtar, thoshte njëri shko në Serbi”.

“Në Serbi vajta ua thashë atyre në sy nga Pallati i Serbisë ku rri Presidenti që ‘Kosova është Republikë e Pavarur dhe është një histori që nuk kthehet më mbrapa'”, theksoi Rama.