TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zbulimi jugosllav që kishte harxhuar miliona dollarë për destabilizimin e Shqipërisë nuk mund ta humbiste këtë rast. Në takimin e provokuar me trupin diplomatik, ambasadori jugosllav propozoi që të ndërpriteshin marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë për shkak të pasigurisë imunitare. Nga përgjimet agjenturore që bëheshin në stacionin “Shtëpia me Gjethe” dilnin emra të koduar. Në një rast u fokusua edhe agjenti “Patrioti”. Frikës se mos zbulohej, i përgjigjej nga kafazi zbuluesi jugosllav që i konsideronte ata të kundërzulimit shqiptarë si “çunakë”.
“Kishim një agjentin tonë “Patrioti” që ishte dopio rol por ne nuk e dinim dhe besonim tek ai. Ai na krijoji një situatë meqë ndodhën ngjarjet e ambasadave Shqipëria është e pasigurt dhe të ikim të gjithë, mirëpo ikja e trupit diplomatik ishte që shteti të përmbyset plotësisht. Por ne nga përgjimet e kapëm dhe njoftuam qeverinë dhe bëmë një kombinacion shumë të bukur me ministrinë e jashtme që thirri trupin diplomatik kubanezët dhe kinezët. Kinezët u tërhoqën i zuri gjumi nuk donin të prononcoheshin kurse kubanezi vuri veton. Sa mbaroi mbledhja hodhën dinamit në ambasadën kubaneze”, u shpreh Bujar Hoxha, ish-oficer i Shërbimit Sekret Shtetëror.
Pak ditë më vonë në një rrugë qorre në Beograd, ambasadori shqiptar me bashkëshorten e tij, do të dhunoheshin barbarisht nga një grup personash kur kishin dalë për të bërë pazar. Nga Beogradi do të kërkohej ndjesë me justifikimin se personat ishin të dehur. Por, Tirana u kundërpërgjigj me të njëjtën monedhë, për të dhënë mesazhin se loja e tyre ishte zbuluar.
“Nuk kaloi as dy javë nga kjo ngjarje dhe të njëjtën skemë e organizuam te Pazari i Ri, ambasadori me gruan erdhi bëri pazarin dhe aty 6 të pirë siç ishin në raport me ngjarjen e Beogradit i kthyen të njëjtën monedhë. Ishte ideja që raportet janë reciproke dhe ne nuk toleronim në këtë fushë ishim dinjitoz për mendimin tim”, u shpreh Bujar Hoxha, ish-oficer i Shërbimit Sekret Shtetëror./ Top Channel