AKTUALITET, 5 Qershor 2026, 18:30

Dita e gjashtë e protestës, mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Dita e gjashtë e protestës, mijëra qytetarë

Edhe këtë të premte qytetarët u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në Tiranë për protestën kundër projektit në Zvërnec.

Me flamuj dhe pankarta në duar, ata kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë.

Qytetarët dëgjohen të brohorasin, 'Revolucion', Shqipëria e shqiptarëve'.

Një ditë më parë protestuesit kërkuan anulimin e planit për ndërtimin e resortit luksoz në Zvërnec, duke ngritur gjithashtu një sërë kërkesash të tjera ndaj qeverisë.

Protestuesit kërkuan shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investimet strategjike, shfuqizimin e Paketës së Maleve, anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore shqiptare, por edhe dorëheqjen e qeverisë.

KËRKESAT E PROTESTUESVE

1-  Dorëheqjen e qeverisë
2- Shfuqizimin e statusit dhe te kuadrit ligjor për statusin strategjik
3- shfuqizimin e paketës se maleve
4- anulimin e ndryshimeve ne ligjin për zonat e mbrojtura
5- anulimin e ndryshimeve ne ligjin për trashëgimin kulturore shqiptare