AKTUALITET, 20 Shkurt 2024, 19:59

Mbyllet protesta, largohen përfaqësuesit e opozitës, çfarë ndodh para Kryeministrisë

Mbyllet protesta, largohen përfaqësuesit e opozitës,

Është mbyllur protesta kombëtare e opozitës, e cila nisi në orën 17:30, dhe u mbajt para Kryeministrisë.

Pas largimit të Gazment Bardhit dhe Flamur Nokës, si dhe eksponentëve të tjerë të opozitës, protestuesit kanë nisur të largohen. Protesta e sotme kishte një pjesëmarrje të madhe të mbështetësve të opozitës, por edhe qytetarë të thjeshtë, të cilët lëshuan mesazhe kundër qeverisë Rama.

Ndërkohë, disa protestues, hodhën flakadanë, molotovë dhe shashka në drejtim të Kryeministrisë, ndërsa disa të rinj rrëzuan dhe gardhin metalik që ishte vendosur para këtij institucioni që ruhej nga forca të shumta policie.