AKTUALITET, 7 Korrik 2026, 22:00

Mbyllet protesta e 38-të/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit: Nesër më shumë

Mbyllet protesta e 38-të/ Qytetarët nisin marshimin në

Protesta e 38-të e qytetarëve në Tiranë është mbyllur mbrëmjen e sotme, ndërsa pas përfundimit të tubimit pjesëmarrësit nisën marshimin në rrugët e kryeqytetit.

Në përfundim të fjalimeve, qytetarët deklaruan se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vijim, duke theksuar se mobilizimi do të jetë edhe më i madh.

“Nesër do të jemi më shumë”, ishte mesazhi që përcollën pjesëmarrësit, duke paralajmëruar vazhdimin e protestave.